Fli nën yjet. Zgjohu me natyrën.
Përshëndetje nga Alushllari's Farm!
Ne jemi një destinacion agroturistik luksoz i vendosur në natyrën e pa prekur të Shqipërisë. Ofrojmë një përvojë unike ku moderniteti takon traditën, ku çdo detaj është krijuar për të ofruar relaksim të plotë dhe lidhje me natyrën.
Çfarë ofrojmë:
- Sky Houses - me krevat "Zero Gravity" dhe pamje panoramike
- Restaurant Capsule - me kuzhinë tradicionale dhe produkte organike
- Aktivitete të shumëfishta: Peshkim, Go-Kart, Hipizëm, Qitje me hark, Mini Golf
- Zona relaksimi: Piramidë meditimi, ujëvarë
Vlerat tona:
🌱 Qëndrueshmëri
Respektojmë natyrën dhe promovojmë turizmin e qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme
🏡 Autenticitet
Ofrojmë përvojë të vërtet shqiptare dhe tradita lokale të pasuruara
⭐ Cilësi Premium
Standarde të larta të shërbimit dhe komoditeteve
🤝 Mikpritje Shqiptare
Pritje e ngrohtë dhe e sinqertë sipas traditës shqiptare të mikpritjes
5 Sky Houses ne qiell të hapur
- Dyshekë memory foam me dy shtresa për gjumin më të mirë
- Tekstile standardi 5★ të importuara
- Krevat "Zero Gravity" me pozicionime & masazh
- Pamje panoramike 180° në natyrë
Shije autentike të fermës
Në Restaurant Capsule shijoni produkte sezonale organike nga ferma jonë dhe verëra vendase të përzgjedhura. Kuzhina jonë kombinon traditën shqiptare me teknikat moderne.
- Produkte 100% organike dhe lokale
- Kuzhinë tradicionale
- Verëra të përzgjedhura
- Ambient unik në natyrë me pamje panoramike
Oaz paqeje dhe relaksimi
Zbuloni qetësinë absolute në ambientet tona të posaçme të relaksimit, krijuar për të larguar stresin dhe për të ringjallur shpirtin.
- Piramidë meditimi për qetësi shpirtërore
- Ujëvarë natyrale për terapi shëruese
- Yoga dhe meditim në natyrë
Aventurë & Argëtim për të Gjithë
Për gjithë mysafiret, ofrojmë aktivitete të shumëfishta që garantojnë argëtim dhe aventurë në mes të natyrës.
- Shetitje me kalë në kodrat përrreth me udhëheqës
- Go-kart
- Peshkim sportiv në liqenet përrreth
- Qitje me hark
- Mini Golf për të gjithë moshat
- Ekskusione në natyrë
Na ndiqni në:
Shikoni fotot dhe videot e fundit nga ferma jonë dhe përvojat e mysafirëve tanë!